E enjte, 19 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Trump e ndali luftën me Iranin se “i mbaruan fishekët”
Lajme

Trump e ndali luftën me Iranin se “i mbaruan fishekët”

Publikuar nga Andi Myrta

Është hera e parë në gjithë historinë ushtarake të SHBA që ndodh një gjë e tillë. Nuk ka ndodhur as në luftën për pavarësi nga britanikët në 1775, nuk ndodhi as në Luftën civile në 1861, nuk ndodhi as në Luftën e Parë Botërore dhe as në Luftën e Dyte botërore ku SHBA mbante dy fronte në Europë dhe Paqësor dhe njëkohësisht furnizonte me armë dhe mjete Britaninë dhe Bashkimin Sovjetik. Nuk ndodhi as në Luftën e Koresë dhe as në Luftën shumëvjeçare të Vietnamit ku SHBA jo vetëm luftonte në Azi por mbante në gatishmëri ushtrinë në Europë dhe furnizonte me armë dhe mjete çdo lëvizje antikomuniste në botë në të gjithë kontinentet.

Kurrë në historinë e SHBA nuk është ndaluar një lufte se nuk kishte më municione.

Hera e parë që ndodhi kjo gjë ishte Lufta me Iranin e nisur nga Trump.
Është e qartë që ka diçka që nuk shkon në industrinë amerikane të Luftës ku çmimet janë shumë të fryra, armët shumë të shtrenjta dhe kohëzgjatja e prodhimit jashtëzakonisht e gjatë dhe kjo ndodh në të njëjtën kohë ku Ukraina ka vite që ka krijuar Doktrinën e Luftës asimetrike ku prodhimi masiv dhe i lirë e mbyt prodhimin e pakët dhe të shtrenjtë. Këtu fillon dhe gabimi i administratës Trump dhe Pentagonit. Me gjithë shembullin e Ukrainës prej vitesh që konfliktet moderne tashmë janë kthyer në asimetrike, nisën një konflikt me Iranin pa nxjerrë asnjë mësim prej saj në mënyrë prepotente. Kjo prepotencë u shfaq në mënyrë të shëmtuar dhe nga vetë Trump kur Ukraina ofroi eksperiencën dhe dronet e saj të lirë për të përballuar dronet Shahid Iraniane dhe Trump refuzoi me përbuzje (më saktë nuk donte t’i ishte në borxh Zelenskit) dhe ky refuzim çoi në harxhimin idiot të baterive Patriot që qëllonin 3-4 raketa secila miliona dollarë, për të rrëzuar një dron iranian 40 mijë dollarë. Në fund të ditës vendet e Gjirit dhe vetë SHBA ngeli pa raketa për të vazhduar më tej se nuk mbronte dot as veten dhe as aleatët. Për të zëvendësuar të gjitha ato që harxhuan duhen disa vite prodhim dhe ne fund të ditës vendet e Gjirit lidhen marrëveshje me Ukrainën për teknologjinë antidron që po ta kishin bërë me pare do kishin kursyer shumë dhe Lufta mund të kishte marrë drejtim tjetër.
Përmbledhur shkurt Lufta me Iranin ishte dështim e sektorit të prodhimit ushtarak amerikan i cili duhet reformuar në përputhje me doktrinat e reja të luftimi dhe mbi të gjitha dështim total i Trump, Hegseth dhe Pentagonit. Është hera e parë në historinë e saj që SHBA ndalon një lufte se i mbarojnë municionet. Kjo ndodhi kur Trump ishte president dhe përgjegjësia bie mbi të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.