Ajo çka mendon sot, do të ndodhë pashmangshmërisht nesër Ogerta
Publikuar nga Andi Myrta
Mendimet për të nesërmen të kanë pushtuar pamjen. Nuk e fsheh dot as ankthin dhe as frikën pas buzëqeshjes artificiale që zakonisht vesh në fytyrë. Tashmë nervat janë rraskapitur. Fantazmat e së shkuarës bëhen më të gjalla se kurrë. Mendon për dosjet e tua në SPAK. Mendon për dosjet e burrit në SPAK. Është e vështirë të jesh familjarisht në SPAK. Të paktën njëri prej jush duhet të ishte jashtë SPAK-ut. Ditët kalojnë. Netët gjithashtu dhe ty të mundon pyetja sfilitëse: Do të jem unë kurbani i radhës i shefit apo jo?! Kjo pyetje të shoqëron kudo. Kur pi kafen, kur ecën rrugëve, kur kthehesh në shtëpi.
Ti do të jesh Ogerta. Është thjesht çështje kohe. Sikundër ti ke bërë kurban të tjerët, do të vijë dita që shefi do të të bëjë kurban ty.
Do të të vijë dita që në Tiranë do të ecësh jo si deputete, as si ministre e dikurshme, por si një zhavetëse fondesh publike dhe kur ajo ditë të vijë do të ndihesh fillikat me peshën e turpërimit publik mbi supe.
Post Scriptum- Do të vijë dita kur zgjimi në mëngjes të të duket si akuzë qiellore dhe jo si privilegj i të qënit akoma gjallë. Do të vijë ajo ditë Ogerta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



