Trump: Si SHBA-ja ashtu edhe Kina duan që lufta në Ukrainë të përfundojë

Trump: Si SHBA-ja ashtu edhe Kina duan që lufta në Ukrainë të përfundojë

07:58, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë të gatshme të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe për çështje të tjera të sigurisë ndërkombëtare.

Gjatë takimit me presidentin kinez Xi Jinping, në Shenzhen, Trump u shpreh se të dyja palët dëshirojnë t’i japin fund konfliktit në Ukrainë.

“Ne po kërkojmë të ndihmojmë edhe në lidhje me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Të gjithë do të donin ta shihnin këtë luftë të përfundonte”, deklaroi Trump.

Ai pretendoi se çdo muaj po vriten rreth 25 mijë persona, kryesisht ushtarë, si pasojë e konfliktit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë foli gjithashtu për takimin e zhvilluar më herët me presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se ai shërbeu për të përgatitur terrenin për takimin trepalësh që pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës.

“U takova me Putinin më herët, vetëm për të përgatitur terrenin. Mendoj se mund të kemi një takim të suksesshëm”, u shpreh presidenti amerikan.

Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar mes dy liderëve ishte siguria në Ngushticën e Hormuzit dhe programi bërthamor i Iranit.

Trump theksoi se SHBA-ja dhe Kina kanë interes të përbashkët për garantimin e lëvizjes së lirë të energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit, si dhe për të parandaluar pajisjen e Iranit me armë bërthamore.

“Ne të dy e ndiejmë këtë shumë fort”, deklaroi ai.

Trump përmendi gjithashtu mundësi të tjera bashkëpunimi me Pekinin, përfshirë luftën kundër krizës së fentanilit në Shtetet e Bashkuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco