Besfort Ferati, me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, është vlerësuar nga Asociacioni i Zbatimit të Ligjit Shqiptaro-Amerikan (AALEA) për shërbimin e tij në Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të Muajit të Trashëgimisë Shqiptare, AALEA ka nderuar Feratin, duke vënë në pah përkushtimin, disiplinën dhe profesionalizmin e tij në shërbim të institucioneve amerikane.


Në mesazhin e publikuar, organizata ka vlerësuar edhe kontributin e burrave dhe grave shqiptaro-amerikane që shërbejnë në institucionet federale të zbatimit të ligjit, duke theksuar se arritjet e tyre përfaqësojnë me krenari trashëgiminë shqiptare dhe forcojnë komunitetet ku ata shërbejnë, shkruan Telegrafi.

“Dy flamuj. Një zemër. Një mision”, thuhet në mesazhin e AALEA-s, e cila thekson krenarinë për rrënjët shqiptare dhe shërbimin në mbrojtje të Shteteve të Bashkuara./Telegrafi/