Sot Kuvendi i Kosovës, deputetët rishqyrtojnë ligjin për t’ia kufizuar mandatin Speciales

19 Nëntor 2026 | 09:20

Këtë të enjte, Kuvendi i Kosovës pritet të rishqyrtojë Ligjin e kthyer nga presidentja, me të cilin synohet kufizimi i mandatit të Gjykatës Speciale. Ndërkohë, presidentja Justina Shiroka-Pula ka takuar grupin punues për hartimin e Strategjisë shtetërore për procedurat e apelit në Hagë, ku është diskutuar koordinimi institucional dhe mbështetja për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi sot nga ora 10;00 do ta vazhdojë seancën e mbetur në gjysmë të premten, në të cilën pritet të rishqyrtohet edhe Ligji me të cilin synohet t’i kufizohet mandati Gjykatës Speciale.

Ligji është miratuar në dy lexime në Kuvend, por me kërkesë të sponsorizuesit, Partisë Demokratike (PDK), presidentja Justina Shiroka Pula nuk e ka nënshkruar dhe e ka kthyer në Kuvend. E, pikërisht PDK-ja është bërë sërish “pishman” dhe ka kërkuar që të rrëzohet vetoja e presidentes, dhe ligji të miratohet siç është dhe pasi të hyjë në fuqi të bëhet amendamentimi i tij.

Në rend dite të seancës së javës së shkuar, ligji hyri në rend dite me kërkesë të PDK-së. Por, nuk arriti të shqyrtohet, shkaku i mungesës së kuorumit, të premten mbrëma.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka thënë se pret që në vazhdimin e seancës të votohet Ligji.

“Prandaj, besoj që në bazë të dakordimit që kemi pasur, ne do të vazhdojmë që të votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe pastaj, sigurisht, pas këtij votimi do të procedojmë me nismën e re ligjore për ndryshimin, duke pasur një bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, përkatësisht me Bashkimin Evropian dhe me të tjerët ndërkombëtarë që do të na ndihmojnë në forcimin e ligjit, forcimin e drejtësisë dhe që do t’i shërbejë mbrojtjes së vërtetë historike dhe mbrojtjes së çlirimtarëve”, ka thënë ai.

Të mërkurën, presidentja Shiroka-Pula ka takuar grupin punues për hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e Strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit kryesuesi i grupit punues, Glauk Konjufca dhe anëtarët e kanë informuar presidenten për ecurinë e deritashme të punës.

Gjithashtu thuhet se është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron edhe sot në shtëpinë e tij në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës. Krasniqi u...
09:15 | 19/11/2026

Jakup Krasniqi përfundon pas 6 orësh vizitën në Kosovë, largohet nën prezencën e policisë dhe thirrjeve: UÇK (VIDEO)

Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi është afruar drejt afatit për përfundimin e vizitës së tij në...
17:17 | 18/11/2026

Kos për incidentin me këngën serbe: I shpreha keqardhje Kurtit

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka konfirmuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas incidentit me interpretimin e një kënge nacionaliste...
16:56 | 18/11/2026