Aktualitet Politikë

Kryeministri Rama në Berlin, merr pjesë në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku sot merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing), me ftesë të Kancelarit Federal gjerman, Friedrich Merz.

Takimi zhvillohet në ambientet e Kancelarisë Federale Gjermane dhe mbledh përfaqësues të nivelit të lartë për diskutime mbi çështje që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Evropë.

Pjesëmarrja e shefit të qeverisë shqiptare në këtë tryezë riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.