Sveçla: Kosova në top pesëshen e Evropës për rend e ligj, renditet e 14-ta në botë

Instituti Ndërkombëtar Gallup ka publikuar Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, ku Kosova shfaqet ndër pesë vendet më të mira të Evropës dhe zë pozitën e 14-të në rang botëror.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se vendi ka grumbulluar 90 pikë në këtë vlerësim, që pasqyron perceptimin e sigurisë dhe besimin te rendi dhe ligji.

Të lidhura

None found

Sipas ministrit, me këtë rezultat Kosova ka tejkaluar mesataren globale, duke shënuar një tjetër vlerësim pozitiv në skenën ndërkombëtare.

Këtë arritje ai e interpretoi si tregues të punës profesionale dhe të mirëkoordinuar të strukturave të sigurisë, si dhe të përkushtimit të vijueshëm të zyrtarëve ndaj ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Sveçla vuri në dukje se garantimi i sigurisë së qytetarëve mbetet përparësi, duke theksuar se përmes këtij angazhimi Kosova kontribuon edhe në paqen dhe stabilitetin rajonal e evropian.

Ministri shprehu falënderime për zyrtarët e institucioneve të sigurisë për punën e tyre dhe rikonfirmoi përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale.

Sipas Gallup-it, ky indeks mat perceptimin e qytetarëve për sigurinë kur ecin vetëm natën, besimin te policia vendore dhe eksperiencat me vjedhjet, sulmet fizike apo grabitjet gjatë vitit të fundit. Mesatarja botërore për vitin 2025 ishte 80 pikë.


Shtuar më 19.11.2026 09:46

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabet