E enjte, 19 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm kibernetik në Komisionin Evropian, preken sistemet e pagave, lejeve dhe orareve të punës

Një sulm i madh kibernetik ka goditur sistemet e Komisionit Evropian, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve dixhitale për më shumë se 10 ditësh dhe duke ngritur shqetësime për vjedhjen e të dhënave personale të punonjësve.

Sipas raportimit të “Politico”, sulmi ka prekur dy prej platformave kryesore të institucionit që menaxhonjnë pagat, lejet dhe oraret e punës, si dhe rimbursimet mjekësore.

Edhe pse të dyja platformat janë rikthyer në funksion në fillim të kësaj jave, një prej tyre pësoi një tjetër ndërprerje të përkohshme të mërkurën.

Një zyrtar i Komisionit Evropian deklaroi se pjesa më e madhe e sulmit është përballuar, por shkalla e plotë e dëmit dhe mundësia e komprometimit të të dhënave mbeten ende të paqarta.

Reklamë

Ndërkohë, sipas raportimit, shërbimi i sigurisë kibernetike të institucioneve evropiane, ka zbuluar se hakerat kanë përdorur, një mjet të inteligjencës artificial të quajtur ARTEX, i disponueshëm publikisht, për të identifikuar dobësitë në sistemet informatike.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përmasat e sulmit dhe nëse të dhënat personale janë ekspozuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.