Thursday / November 19 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Në 13 vite, Kukësi zbret nga 50% në një të tretën e nivelit ekonomik të Tiranës

default
Share Share Icon

Pabarazitë ekonomike mes qarqeve të vendit po thellohen, ndërsa Kukësi, një nga qarqet më të varfra të Shqipërisë, po largohet gjithnjë e më shumë nga niveli ekonomik i Tiranës.

Të dhënat e iNSTAT tregojnë se, gjatë periudhës 2011–2024, diferenca e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për frymë mes qarkut më të varfër të vendit dhe atij më të zhvilluar është thelluar ndjeshëm, duke dëshmuar mungesën e konvergjencës ekonomike dhe në rritjen e pabarazive rajonale.

Në vitin 2011, PBB-ja për frymë në qarkun e Kukësi ishte rreth 363 mijë lekë, ose sa 53.7% e nivelit të Tiranës, ku ky tregues arrinte në rreth 676 mijë lekë. Në vitin 2024, PBB-ja për frymë në Kukës u rrit në 568 mijë lekë, por përfaqësonte vetëm 36.5% të nivelit të kryeqytetit, ku kishte arritur në 1.56 milionë lekë.

Brenda 13 viteve, Kukësi ka humbur 17.2 pikë përqindje në raport me standardin e kryeqytetit. Në vitin 2011, ekonomia e Tiranës prodhonte për banorë rreth 1.9 herë më shumë se ajo e Kukësit, ndërsa në vitin 2024 diferenca është zgjeruar në 2.7 herë.

Edhe pse Kukësi ka shënuar rritje ekonomike në terma nominalë, ritmi ka qenë shumë më i ngadaltë se në kryeqytet, dukë bërë që ritmet e konvergjencës në vend që të ngushtohen të zgjerohen më tej. PBB-ja për frymë në Kukës u rrit me rreth 56% gjatë periudhës 2011–2024, ndërsa në Tiranë me rreth 130%.

Diferenca është e konsiderueshme edhe në raport me mesataren kombëtare. Në vitin 2024, PBB-ja për frymë në Kukës ishte sa 53.6% e mesatares së vendit, duke e renditur qarkun të  fundi për PBB -në për frymë.

Të dhënat dëshmojnë se rritja ekonomike nuk është shoqëruar me një afrim të rajoneve më të varfra drejt atyre më të zhvilluara. Përkundrazi, përqendrimi i aktivitetit ekonomik në Tiranë ka ecur paralelisht me zgjerimin e diferencave ndaj qarqeve periferike.

Gjithashtu popullsia e Kukësit ka rënë ndjeshëm, nga rreth 87 mijë banorë në vitin 2011 në rreth 61 mijë në vitin 2024, por edhe pse me një popullsi më të vogël, që ndikon mekanikisht në rritjen e PBB-së për frymë, Kukësi nuk ka arritur të afrohet me nivelin ekonomik të kryeqytetit.

Zgjerimi i hendekut ekonomik mes qarkut më të varfër të vendit dhe Tiranës bie ndesh me objektivin e konvergjencës rajonale që është në themel të politikës së kohezionit të Bashkimit Europian.

Sipas nenit 174 të Traktatit për Funksionimin e BE-së, një nga synimet kryesore të Unionit është zvogëlimi i diferencave në nivelin e zhvillimit mes rajoneve, duke u kushtuar vëmendje të veçantë zonave më pak të zhvilluara, atyre malore dhe rajoneve që përballen me vështirësi demografike.

Ndërsa Shqipëria po përgatitet për anëtarësim në BE, ekonomia në anën tjetër sa vjen e centralizohet. . Kjo merr rëndësi të veçantë në kuadër të Kapitullit 22 të negociatave, që lidhet me politikat rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturore.

Megjithëse BE-ja nuk vendos objektiva numerikë për diferencat mes rajoneve thellimi i pabarazive nxjerr në pah sfidën e Shqipërisë për të ndërtuar politika zhvillimi që shpërndajnë më gjerësisht përfitimet e rritjes ekonomike.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Rritja e shpenzimeve operative “kafshon” fitimet e sektorit bankar

Rritja e ndjeshme e shpenzimeve të veprimtarisë po ushtron një trysni në rritje mbi fitimin e sektorit bankar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tre...

4 hours më parë 3 Min Lexim

Eurobank blen 65% të Fibank, që ka degë dhe në Shqipëri

Eurobank, grupi bankar grek, ka arritur marrëveshje për blerjen e 65% të aksioneve të First Investment Bank (Fibank), banka e pestë më e madhe në B...

16 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!