Një polic në Kaçanik ndalohet nga IPK, dyshohet se keqtrajtoi një qytetar

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka vënë në pranga dje një zyrtar të Stacionit Policor në Kaçanik, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Veprimi u ndërmor në mbështetje të autorizimeve ligjore dhe pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur më 17 nëntor 2026, pas orës 15:00, në fshatin Kaçanik i Vjetër. Atje, një patrullë policore e përbërë nga katër zyrtarë ka arrestuar një qytetar brenda oborrit të shkollës së fshatit dhe e ka prangosur atë.

Të lidhura

None found

Nga hetimet e para rezulton se njëri prej zyrtarëve policorë dyshohet se i ka tejkaluar autorizimet e tij ligjore, duke përdorur forcën edhe pasi qytetari ishte prangosur, si pasojë e së cilës ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

Pas ndalimit, qytetari u dërgua në stacionin policor. Megjithatë, sipas gjetjeve paraprake hetimore, zyrtarët policorë nuk e njoftuan prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për veprimet e ndërmarra, edhe pse kishin pretenduar se qytetari kishte kryer vepër penale. Më pas, qytetari u lirua, ndërsa ndaj tij u shqiptua një tiketë për kundërvajtje, përkatësisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike, konkretisht për sulm verbal.

IPK bën të ditur se ndaj zyrtarit policor të arrestuar ka pranuar edhe ankesa të tjera nga qytetarët, të cilat mund të përbëjnë informacion të rëndësishëm në kuadër të trajtimit dhe vlerësimit të veprimeve të tij zyrtare.

Pasi u kryen veprimet hetimore, zyrtari policor u arrestua nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të lartpërmendur. Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë, hetuesit e IPK-së, në kuadër të procedurave administrative dhe në interes të zhvillimit të papenguar të hetimit, i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit policor të arrestuar, si dhe të tre zyrtarëve të tjerë policorë të përfshirë në këtë rast.

IPK thekson se mbetet e përkushtuar në ushtrimin e mandatit të saj ligjor për hetimin e dyshimeve për keqpërdorim të detyrës dhe tejkalim të autorizimeve policore, me qëllim garantimin e llogaridhënies dhe fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës.


Shtuar më 19.11.2026 10:08

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabet