E enjte, 19 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Erjon Vishkulli rikthehet në Tiranë, Prokuroria pritet ta thërrasë për dëshmi, ende në pritje të letërporosisë nga Italia

Prokuroria e Tiranës pritet të thërrasë për të marrë në pyetje Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestave në kryeqytet. Thirrja vjen pas kthimit të tij nga Italia, ku qëndroi për rreth tri javë dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ndërkohë, ende nuk ka mbërritur letërporosia nga Italia lidhur me materialin që iu nxor nga syri 28-vjeçarit gjatë operacionit. Ky material pritet të jetë pjesë e dokumentacionit të nevojshëm për hetimet mbi rrethanat e dëmtimit të tij.

Vishkulli u kthye në Tiranë pas trajtimit mjekësor në Itali, por pavarësisht sinjaleve pozitive, ende nuk ka siguri për rikthimin e plotë të shikimit.

Pritet që dëshmia e tij në Prokurorinë e Tiranës të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa autoritetet vijojnë të presin dokumentacionin dhe materialin e kërkuar nga autoritetet italiane.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.