Konflikt mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyjnë autoritetet

19 Nëntor 2026 | 10:23

Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar në burgun e Reçit, në Shkodër të enjten.

Pas incidentit, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin në ambientet e institucionit. Njëkohësisht, janë ushtruar kontrolle në ambientet e burgut, përfshirë edhe qelitë e të dënuarve.

Mësohet se personave të lënduar nga konflikti u është ofruar ndihma e parë mjekësore nga stafi i institucionit.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet që çuan në përplasjen mes të dënuarve, ndërsa mbeten të paqarta edhe rezultatet e kontrolleve të ushtruara në qelitë e burgut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Instagram sjell një funksion të ri: Përdoruesit mund të modifikojnë Story-t edhe pas publikimit

Instagram ka prezantuar një funksion të ri që u mundëson përdoruesve të modifikojnë Story-t deri në 15 minuta pas publikimit, pa humbur shikimet, pëlqimet dhe...
10:15 | 19/11/2026

Tentoi të vidhte klinikën dentare duke kërcënuar me thikë stomatologen, arrestohet 44-vjeçari në Korçë me precedent penal

Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës këtë të enjte pasi ka sulmuar një stomatologe nën kërcënimin e thikës. Sipas njoftimit të...
09:56 | 19/11/2026

Situata nga reshjet në Qarkun Shkodër, 50 mm shi në 24 orët e fundit

Situata në Qarkun e Shkodrës pas reshjeve të shiut paraqitet e qetë dhe e qëndrueshme. Pavarësisht reshjeve të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, deri...
09:16 | 19/11/2026