• Kontakt
Thursday, November 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mos i hëngërt ishalla!”/ Detajet, si burri i drejtoreshës “gjobiste” punonjëset e Postës Durrës

10:28 : 19/11/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

“Mos i hëngërt ishalla!”. Një mesazh emocional që Valbona Duni, ish-shefe e Financës në Filianin e Postës Durrës, ia dërgoi një koleges së saj në korrik 2026, zbuloi një skemë të dyshuar “gjobvënieje” brenda institucionit.

Në qendër të këtij skenari “zhvatjeje” qëndron Fetah Mataj, i mbështetur nga bashkëshortja e tij, ish-drejtoresha e Postës, Elisabeta Mataj.

Në korrik të vitit 2026, zonja Mataj u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, e dyshuar për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove nga arka e institucionit. Bashkë me drejtoreshën, në atë hetim u përfshinë edhe shefja e financës, Valbon Duni, si edhe një punonjëse tjetër, Paola Dana.

Dy muaj më pas, gjykata e Durrësit zbuti masën e sigurimit për drejtoreshën, tashmë të shkarkuar, duke e lënë në ‘arrest shtëpie”. Ndërkohë, veprimet hetimore të Prokurorisë kanë vijuar dhe, krahas dyshimeve për vjedhje nga Elisabeta Mataj, tashmë është zbuluar edhe përfshirja e bashkëshortit të saj, Fetah Mataj, në një tjetër vepër penale, atë të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, e njohur gjerësisht si “gjobvënie”.

Lexo edhe:

Video/ Nga mbrojtës i protestuesve te gjobitësi i tyre, çfarë thoshte Rama para 12 vitesh

Protesta/ Procedohen 24 qytetarë, gjobiten 28 të tjerë

Në foto: Ish-drejtoresha e Filialit të Posta Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj

Prokuroria e Durrësit dyshon se “viktima” të gjobvënies të Fetahut janë disa vartëse të bashkëshortes së tij. nga dëshmitë e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit, dyshohet se burri i drejtoreshës kërkonte nga një milionë lekë të vjetra nga çdo degë e Postës së qytetit, në këmbim të ruajtjes së vendit të punës.

“Boldnews.al” ka siguruar në mënyrë ekskluzive detaje nga dosja hetimore e Prokurorisë së qytetit bregdetar. Deri më tani, të dhënat janë mbështetur në deklarimet e punonjëseve, të konsideruara “viktimë” e kësaj skeme të dyshuar zhvatjeje.

“1 mln lekë në muaj ose ik nga puna”

Elisabeta Mataj u emërua në krye të filialit të Postës Shqiptare në Durrës, në fund të vitit 2025. Emërimi i saj u shoqërua me një klimë të acaruar brenda institucionit.

Një nga shkaqet, duket se ka qenë pikërisht kërcënimi që bashkëshorti i saj, Fetaj Mataj, në emër dhe për llogari të gruas së tij, kërcënonte drejtueset e degëve për t’i paguar një shumë monetare në formë “gjobe”, në të kundërt do të largoheshin nga puna.

Situata, megjithëse e acaruar, ka qëndruar për disa muaj brenda mureve të institucionit. Por, në korrik 2026, gjërat ndryshuan.

Valbona Duni, shefja e Financës, duket se është njeriu që ka pasur përplasje më të forta me drejtoreshën e re.

Në 8 Korrik 2026, Afërdita B. punonjëse në një prej degëve të filialit të Durrësit, i shkruan Valbona Dunit në rrjetin “Whatsapp”: “Erdhi ai, i mori ato”. Përgjigja e shefes së financës nuk lë vend për interpretim: “Mos i hëngërt, ishalla!”.

Në foto: Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Filialit të Posta Shqiptare, Durrës

Prokuroria, e cila e gjeti këtë komunikim në telefonin e sekuestruar të Dunit, krijoi dyshimet se bëhej fjalë për një skemë “gjobvënie”. Duke e tjerrur më tej këtë histori, grupi hetimor pyeti shumë punonjës të përfshirë dhe të dhënat përputheshin të gjitha në një pikë. Personi që u kërkonte “gjobën” punonjëseve të Postës ishte Fetah Mataj, bashkëshorti i drejtoreshës së Filialit të Durrësit.

Presion për “gjobën”

Fillimisht, Prokuroria ka pyetur shtetasen Afërdita B., e cila kishte komunikimin me Valbona Dunin.

Afërdita tha para prokurorëve se “Në datë 7 korrik 2026 më ka ardhur një shtetase për të cilën më thanë që ishte postiere e Filialit qendër të Postës Durrës. Kjo shtetase ka ardhur dhe më ka kërkuar lekë, të cilat ishin të gjobës që na ka vendosur Fetah Mataj, bashkëshorti i Elisabeta Mataj. Ky shtetas, pasi i është emëruar bashkëshortja si Drejtoreshë ka kërkuar nga të gjitha zyrat e Postës Shqiptare një shumë monetare në formën e gjobës”.

Sipas saj, kjo puna e asaj që konsiderohet gjobvënie, “është kryer me të gjitha arkëtaret që merren me shpërndarjen e pensioneve. Që nga emërimi i shtetases Elisabeta Mataj kemi qenë në një presion të vazhdueshëm për dhënien e shumave monetare në formën e gjobës”.

Një tjetër punonjëse, Albuela B., ka rrëfyer një debat të ashpër në korridoret e Postës, në ditën që pranë Filialit kishte mbërritur një kontroll nga Drejtoria e Përgjithshme, në Tiranë.

“Drejtoresha i ka thënë Valbona Dunit se lekët i ke marrë ti, ndërsa Valbona i ka thënë se duhet t’i gjesh ti lekët se i ke marrë ti bashkë me burrin tënd… Nga arkëtaret kam dëgjuar që të gjitha jepnin një shumë monetare në fund të muajit Fetah Matajt në formën e gjobës”.

Shtetësia Lindita M., Shefe e Shërbimeve në Filialin e Postës Durrës, ka deklaruar para grupit hetimor: “Që në fillim të muajit Nëntor 2025, pasi është emëruar në punë Elisabeta Mataj, shtetasi Fetah Mataj u ka kërkuar punonjësve të zyrave postare të holla në formë gjobe. Këto të holla ishin ato që pensionistët u linin arkëtareve pasi tërhiqnin pensionin. Fetahu kërkonte që një pjesë e kësaj shume t’i jepej atij. Këtë problem ma kanë ngritur disa punonjëse në degë të ndryshme”.

Në foto: Filiali i Postës Shqiptare, Durrës

Drejtuesja e degës nr.1 të Filialit të Postës Durrës, Trëndelia O., ka dhënë detaje mbi mënyrën se si funksiononte skema e dyshuar e “gjobvënies”

“Në muajin Nëntor të vitit 2025 na ka thirrur në zyrë Drejtoresha Elisabeta Mataj, e cila më ka thënë do lëvizësh nga pozicioni dhe do vish në qendër, pasi do bëj lëvizje. Duke pyetur të njohur më kanë dhënë numrin e Fetah Mataj, bashkëshortit të Elisabeta-s. Kam marrë në telefon Fetah Mataj dhe jam ulur në një lokal në krah të zyrës time për biseduar me të. Ndërkohë që erdhi Fetahu më tha menjëherë që nga Zyra juaj dua 1 milion lekë të vjetra”, citohet ajo në dosjen e siguruar nga “Boldnews.al”.

Më tej, zonja vijon: “Unë kam tre punonjës dhe i thashë se do e bisedoja me punonjëset. Ai më tha bisedoje dhe më kthe përgjigje. Në kolektivin e zyrës e biseduam dhe nuk pranuan. Unë i dhashë pjesën time në një lokal në vlerën e 330 mijë lekëve të vjetra. Fetah Mataj m’i ktheu dhe më tha i dua të plota 1 milion të vjetra. Pas këtij fakti bisedova përsëri me punonjëset dhe Fetahut i dhamë vlerën e plotë prej 1 milion lekësh”.

Një situatë të ngjashme përshkruan edhe Elsa A., drejtuese e degës nr.2.

“Në muajin Nëntor 2025, në momentin që kam dalë nga zyra e punës me shtetasen Afërdita B., na është prezantuar një shtetas, i cili u prezantua si bashkëshorti i Drejtoreshës, Elisabeta Mataj.  Më njihte me emër dhe mbiemër si përgjegjëse zyre dhe më tha në qoftë se doni që të mos ju heq dhe lëviz nga puna duhet të paguani muaj për muaj një shumë prej 50 000 lekësh, pra nga 25000 lekë”.

Më tej, ajo tregon: “Në fillim nuk vepruam. Në ditët në vijim, Elisabeta Mataj ka ardhur kontroll në zyrë dhe për motivin e konstatimit të dy kartave të identitetit të dy shtetasve pensionistë që prisnin të merrnin pensionin, që është praktikë normale pune në pritje të ardhjes së fondit, ajo më ka dhënë vërejtje me paralajmërim për largim nga puna. Drejtoresha na thërriste në mbledhje ku na bëhej presion indirekt me fjalët “do ju heq”, “do ju lëviz” etj”.

Gjendur këtë situatë, deklaruesja Elsa thotë se “jam detyruar që çdo muaj nga Nëntori i vitit 2025 të paguajmë së bashku me Afërditën nga 25 000 lekë secila, pra në total çdo muaj 50 000 lekë. Madje Feta Mataj na kishte vendosur datën 5 të çdo muaji si ditë për dorëzimin e shumave monetare”.

Sipas saj, “disa herë shumat monetare i ka marrë vetë shtetasja Elisabeta Mataj të cilat ia ka dhënë Afërdita B., ndërsa herë të tjera vinte një shtetase e shkurtër që më vonë kam marrë vesh që punonte si punonjëse poste”.

Pas këtyre dëshmive, Gjykata e Durrësit pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe, në 5 tetor 2026, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fetah Mataj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Etiketa: Elisabeta MatajFetah Matajgjobaposta shqiptare durres

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Video/ Nga mbrojtës i protestuesve te gjobitësi i tyre, çfarë thoshte Rama para 12 vitesh

23:00 : 18/11/2026
AKTUALITET

Protesta/ Procedohen 24 qytetarë, gjobiten 28 të tjerë

12:16 : 18/11/2026
AKTUALITET

Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm

11:36 : 16/11/2026
AKTUALITET

Protesta e djeshme në kryeqytet/ 3 në pranga, procedohen penalisht 18 të tjerë, 44 gjoba

10:51 : 15/11/2026
AKTUALITET

Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet ligjore

20:21 : 12/11/2026
AKTUALITET

Urdhri i Ramës/ Gjobiten 26 protestues të tjerë

13:45 : 12/11/2026
Para

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin

TË GJITHA

Kapet me drogë, thika e përforcues grushti, arrestohet berberi në Kuçovë

10:32 : 19/11/2026

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin

10:29 : 19/11/2026

“Mos i hëngërt ishalla!”/ Detajet, si burri i drejtoreshës “gjobiste” punonjëset e Postës Durrës

10:28 : 19/11/2026

Mishi i laboratorit drejt tregut shqiptar, projektligji hap derën pa një autorizim të dytë nga BE-ja

10:22 : 19/11/2026

Pagat, shërbimet sociale dhe arsimi, tri protesta sot në Prishtinë

10:11 : 19/11/2026

Anthropic debuton në bursat amerikane, vlerësohet 1.5 trilion dollarë

09:55 : 19/11/2026

Korçë/ Hyn me thikë në klinikën dentare, 44-vjeçari dhunon dhe kërcënon stomatologen

09:45 : 19/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com