Vjedhja e postës në Durrës, dosja kalon te SPAK, dyshime për grup të strukturuar kriminal

19 Nëntor 2026 | 10:20

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka regjistruar procedimin penal lidhur me vjedhjen e postës në Durrës, pasi Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm shpalli moskompetencën dhe ia kaloi çështjen prokurorisë së posaçme.

Sipas informacioneve, kalimi i dosjes te SPAK vjen pasi janë siguruar të dhëna se personat e përfshirë në ngjarje kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal.

Në kuadër të kësaj çështjeje janë arrestuar ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana, të cilat në bashkëpunim kanë përvetësuar mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyjnë autoritetet

Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar në burgun e Reçit, në Shkodër të enjten. Pas incidentit, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar...
10:23 | 19/11/2026

Instagram sjell një funksion të ri: Përdoruesit mund të modifikojnë Story-t edhe pas publikimit

Instagram ka prezantuar një funksion të ri që u mundëson përdoruesve të modifikojnë Story-t deri në 15 minuta pas publikimit, pa humbur shikimet, pëlqimet dhe...
10:15 | 19/11/2026

Tentoi të vidhte klinikën dentare duke kërcënuar me thikë stomatologen, arrestohet 44-vjeçari në Korçë me precedent penal

Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës këtë të enjte pasi ka sulmuar një stomatologe nën kërcënimin e thikës. Sipas njoftimit të...
09:56 | 19/11/2026