Ardhja e Mauricio Pochettinos në stolin e Manchester United pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në skuadrën angleze, veçanërisht në repartin ofensiv. Një nga objektivat kryesorë të trajnerit argjentinas është Nico Paz, talenti i Como-s, të cilin drejtuesit e klubit e ndjekin prej disa muajsh.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, Manchester United e konsideron 22-vjeçarin si një profil ideal për të përforcuar repartin e avancuar dhe për të marrë gradualisht rolin e Bruno Fernandes. Klubi anglez po shqyrton mundësinë e transferimit të tij që në merkaton e janarit, megjithëse një lëvizje e tillë nuk pritet të jetë e lehtë.
Pengesa kryesore lidhet me pozicionin e fortë të Como-s në negociata. Kontrata e Nico Paz përmban një klauzolë largimi prej 80 milionë eurosh, por ajo vlen vetëm për Real Madridin. Për rrjedhojë, klubi italian ka kontroll të plotë mbi të ardhmen e lojtarit dhe nuk është i detyruar ta shesë gjatë merkatos së dimrit.
Como po zhvillon një sezon shumë pozitiv, me paraqitje bindëse si në Serie A, ashtu edhe në Champions League, ndaj largimi i një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës në janar duket i vështirë.
Megjithatë, Manchester United nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga ky objektiv. Në ‘Old Trafford’ besojnë se Paz ka potencialin për t'u shndërruar në një nga yjet e mëdhenj të futbollit botëror.
Talenti argjentinas shihet gjithashtu si një nga kandidatët për të marrë në të ardhmen rolin e liderit të kombëtares së Argjentinës, duke u konsideruar si një lojtar që mund të ndjekë gjurmët e Lionel Messit.
© SYRI.net
Kategoria Superiore rikthehet me javën e 12-të, ja kalendari i plotë i ndeshjeve
Zyrtare, tre kandidatë për presidencën e FIFA-s: këta janë dy rivalët e Infantinos
Dopingu i kushton shtrenjtë kampiones së botës, Peres Jepchirchir pezullohet për tre vjetBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: