SPAK regjistron dosjen për vjedhjen epostës në Durrës, ku Prokuroria eJuridiksionit të Përgjithshëm shpallimoskompetencën dhe ia dërgoi Prokurorisë së Posaçme (SPAK), përshkak se nga hetimet rezultuan të dhënase personat e përfshirë kanë vepruar sigrup i strukturuar kriminal.
Rasti u evidentua pas një verifikimi të brendshëm të kryer nga Posta Shqiptare. Nga kontrolli rezultoi se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, 69 milionë lekë ishin hedhur në sistem si transferta për degët e Shijakut dhe Krujës, por paratë nuk kishin mbërritur në destinacionin përkatës.
Sipas të dhënave të dosjes hetimore, parregullsitë lidhen me 11 mandat-pagesa. Ndërkohë, regjistrimet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar lëvizjen e parave nga arka në drejtim të zyrave të drejtuesve të filialit.
Në kuadër të hetimeve janë arrestuar ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana. Në këtë çështje dyshohet të jetë e përfshirë edhe deputetja e Partisë Socialiste, Etleva Budini, e cila më herët ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Postës Shqiptare në Durrës

