Pas një seance plenare maratonë prej 14 orësh, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2027, me vlerë rreth 10 miliardë euro, me 80 vota pro dhe 25 kundër. Në seancë u votuan edhe ndryshimet në paketën fiskale, ku ndryshimet për tatimin mbi të ardhurat dhe akcizat morën nga 80 vota pro dhe 25 kundër, ligjet për TVSH-në dhe procedurat tatimore kaluan me 80 vota pro dhe 24 kundër, ligji për taksat kombëtare me 79 vota pro dhe 24 kundër, ndërsa ligji për strehimin social u miratua me 79 vota pro, 25 kundër dhe një abstenim. Mazhoranca e vlerësoi këtë paketë si një buxhet historik me fokus social që rrit investimet publike, dyfishon bonusin mujor për pensionistët, ul TVSH-në për 54 produkte ushqimore dhe shton fondet për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e mbrojtjen.