U arrestua nën dyshimet se po përgatiste një atentat në Lezhë, gjykata nxjerr nga qelia Vinçesk Pirolin

19/11/2026 10:58

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia Vinçesk Pirolin, i arrestuar një muaj më parë në Lezhë pas planifikimit të një atentati.

Vetëm 38 ditë qëndroi në paraburgim Piroli, ndërsa me vendim të Apelit do të qëndrojë në masën e arrestit shtëpiak.

38-vjeçari u arrestua më 11 tetor, së bashku me Kristian Ymerin, 34 vjeç, dhe Elden Tarjan, 25 vjeç, pasi dyshohej se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin planifikuar të kryenin një vrasje në zonën e Lezhës.

Top Channel