Pas deklaratave të ish-shefit të inteligjencës serbe për Banjskën, Avni Islami kërkon forcimin e sigurisë në Kosovë

Sulmi terrorist i ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit është rikthyer në qendër të vëmendjes pas deklaratave të Momir Stojanoviqit, ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë (VBA), të cilat kanë ringjallur dyshimet për përfshirje të mundshme të strukturave shtetërore serbe në këtë rast.

Eksperti i sigurisë Avni Islami vlerëson se këto deklarata kanë rëndësi të posaçme për sigurinë kombëtare të Kosovës, pasi vijnë nga një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës ushtarake serbe.

Të lidhura

None found

Sipas tij, dyshimet që lidhen me organizimin, armatosjen, koordinimin dhe mbështetjen logjistike të grupit të armatosur kërkojnë vëmendje më të madhe, në mënyrë që të hetohet përfshirja e mundshme e strukturave serbe të sigurisë dhe përgjegjësia eventuale shtetërore për sulmin në Banjskë.

Islami thekson gjithashtu se për vlerësimin e situatës duhet të merren parasysh edhe ndryshimet e raportuara në udhëheqjen ushtarake dhe të inteligjencës së Serbisë, përfshirë pensionimin e Milan Mojsiloviqit dhe Gjuro Jovaniqit.

Megjithatë, ai nënvizon se deri tani nuk ka prova të konfirmuara që këto ndryshime të lidhen drejtpërdrejt me rastin e Banjskës, por thekson se ato duhet të analizohen për të kuptuar ndikimin e mundshëm në orientimin dhe veprimtarinë e strukturave serbe të sigurisë.

Ndër çështjet që sipas ekspertit kërkojnë vëmendje është edhe trajtimi gjyqësor i Milan Radoiçiqit, i cili përmendet si një prej figurave kryesore të grupit të armatosur që kreu sulmin në Banjskë.

Islami shtron pyetjen se ku ndodhet Radoiçiqi dhe pse fletarresti u lëshua vetëm dje, e jo më herët.

Në aspektin e sigurisë së Kosovës, ai vlerëson se këto zhvillime kërkojnë masa parandaluese dhe vlerësim të vazhdueshëm të kërcënimeve nga institucionet e vendit.

Ai rekomandon që institucionet të mbështeten në informacionet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe në inteligjencën e Policisë, si dhe të forcojnë koordinimin ndërinstitucional dhe bashkëpunimin me KFOR-in, EULEX-in dhe partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

Vetëm përmes këtij bashkëpunimi dhe monitorimit të pandërprerë, sipas Islamit, mund të forcohen mekanizmat për parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës.


Shtuar më 19.11.2026 11:04

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabet