Debatet e ndezura në Asamblenë e mbajtur në fundjavë në Gjirin e Lalzit nuk reflektuan në krisje të numrave në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Shumica qeverisëse ruajti shifrat e votave në votimin për buxhetin e shtetit dhe të ligjeve të paketës fiskale, që u miratuan pas një seance maratonë prej 14 orësh, Me përjashtim të Elisa Spiropalit që u largua para votimit dhe Belinda Ballukut qe nuk mori pjesë në seancë, deputetët e PS u bënë bashkë dhe votuan në parim me 80 vota pro projekt buxhetin e vitit 2027.