Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar paraditen e kësaj të enjte, mes dy të dënuarve në burgun e Reçit.
Sipas TCH, Altedi Jolldashi dhe Sebastian Ogiçi, të cilët vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale, janë përleshur me njëri tjetrin, për arsye ende të paqarta.
Sebastian Ogiçi është dënuar për vjedhje me armë dhe dhunë në bashkëpunim. Sipas dosjes hetimore, në vitin 2022, në Tiranë, ai dhe persona të tjerë dyshohet se janë paraqitur si efektivë të antidrogës dhe, nën kërcënimin e armës, i kanë kërkuar një 32-vjeçari t’u dorëzonte çantën.
Ndërsa Altedi Jolldashi është dënuar me 6 vite burg për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Ai u përfshi në vitin 2024 në një shkëmbim zjarri në Pogradec, ku mbeti i plagosur. Më herët, në vitin 2020, ishte arrestuar për transportim të lëndëve narkotike.












