Diallo dhe Tashima kundër Infantino-s, zyrtarizohen tre kandidaturat për kreun e FIFA-s
Janë zyrtarizuar tashmë tre kandidaturat për presidencën e FIFA-s. Numri 1 në fuqi i organizmit që drejton futbollin botëror, Gianni Infantino, do të sfidohet nga presidenti i Federatës franceze Philippe Diallo dhe nga presidenti i Federatës japoneze, Kozo Tashima.
Komisioni elektoral duhet të prononcohet tani mbi pranimin e kandidaturave. Verdikti pritet të jepet brenda datës 18 shkurt 2027. Zgjedhjet do të mbahen më 18 mars 2027, në Rabat të Marokut.
Kandidati fitues duhet të marrë maxhorancën e votave të 211 federatave kombëtare që janë pjesëtare të FIFA-s. Infantino kërkon të ruajë pozitat, edhe pse kohët e fundit ka pasur shumë kundërshtime për të në lidhje me çështje të ndryshme. Madje, shumë federata kanë tërhequr mbështetjen ndaj tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



