Kurti pas lejes së Jakup Krasniqit nga Haga: Solidaritet me familjen në momente të vështira

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u lejua të largohej përkohësisht nga Haga për të qëndruar pranë familjarëve të tij në këtë periudhë të rëndë.

Në një deklaratë për mediat, kreu i qeverisë e cilësoi gjendjen në familjen Krasniqi si tejet të dhimbshme, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për ta.

Të lidhura

None found

“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur”, deklaroi Kurti.

Ai komentoi edhe dënimin prej 25 vjetësh burgim të shqiptuar ndaj Krasniqit, duke kritikuar atë që e konsideroi si pasaktësi historike e faktike në procesin gjyqësor.

“Kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike padyshim që të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, u shpreh Kurti.


Shtuar më 19.11.2026 11:37

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabet