LIFE STYLE

Një kryevepër e Van Gogh trondit tregun e artit. Piktura shitet në ankand për 190 milionë dollarë, duke shënuar një cmim rekord

11:44 - 19.11.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 

Një pikturë e artistit të famshëm holandez Vincent van Gogh është shitur në ankand në New York për 190.4 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për veprat e piktorit të njohur.

 

 

Bëhet fjalë për veprën “Châtaigniers en fleurs” (Gështenjat në lulëzim), e realizuar në vitin 1890, vetëm pak javë para vdekjes së piktorit.

Piktura u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s për 165 milionë dollarë, ndërsa me komisionet e blerësit, vlera totale arriti në 190.4 milionë dollarë. Kështu, vepra tejkaloi rekordin e mëparshëm të vendosur për një pikturë të Van Gogh. Shitja historik vjen pasi u arrit një marrëveshje e menjëhershme për të zgjidhur një mosmarrëveshje në lidhje me pretendimet se vepra e artit ishte shitur më parë nën presion gjatë ngritjes së nazistëve.

 

 

Edhe “Gështenjat në lulëzim” është në qendër të një mosmarrëveshjeje me trashëgimtarët e ish-pronarit të saj, i cili ishte viktimë e përndjekjeve naziste.

Shitja rekord e veprës rikthen në vëmendje jo vetëm vlerën e jashtëzakonshme të artit të Van Gogh, por edhe debatet mbi pronësinë dhe rikthimin e veprave të artit të marra gjatë periudhës naziste.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.