Ura e Krimesë, e cila i kushtoi 4 miliardë dollarë dhe është tejet e çmuar për Putinin, është goditur për herë të tretë këtë javë, ndërsa Ukraina vazhdon sulmet e saj të pandërprera ndaj kësaj nyjeje kyçe kalimi. Shërbimet e inteligjencës së Kievit kanë kaluar javë të tëra duke planifikuar misionin për të shkatërruar këtë rrugë jetike, të gjatë rreth 19 kilometra, e cila u ndërtua pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë. Grupe dronësh dhe raketa balistike e kanë goditur urën në tri sulme të veçanta, duke bërë që një pjesë e saj të përfundojë në fund të detit.