Vjedhja e pensioneve në Durrës, Tabaku kërkon transparencë: Ku kanë përfunduar paratë e pensionistëve?

19 Nëntor 2026 | 12:10

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar transparencë për çështjen e vjedhjes së pensioneve në Postën e Durrësit, pas njoftimit të SPAK për nisjen e hetimeve.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Tabaku e cilësoi ngjarjen si tepër të rëndë dhe të papranueshme, duke kërkuar sqarime mbi fatin e parave të pensionistëve.

Ajo ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si janë administruar fondet dhe kërkoi që institucionet përgjegjëse të japin llogari për atë që ka ndodhur.

“Jemi mësuar që janë vjedhur fondet e rrugëve, të inceneratorëve, janë vjedhur fonde kudo. Por të vjedhësh edhe lekët e pensionistëve, ky është një nivel i ri që nuk e kishte arritur askush”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate kërkoi që komisioni të trajtojë çështjen dhe të zbardhet se ku kanë përfunduar paratë e pensionistëve në Durrës.

“Çfarë ka ndodhur me fondet e pensionistëve në Durrës? Çfarë ka ndodhur me vjedhjen e parave? Për mua kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme”, deklaroi ajo.

Reagimi i Tabakut vjen pas njoftimit të SPAK për nisjen e hetimeve lidhur me dyshimet për vjedhjen e pensioneve në Postën e Durrësit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ina Zhupa: Rama kundër PE, refuzon shfuqizimin e ligjit që hap rrugë për ndërtimet në zonat e mbrojtura

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi këtë të enjten në një konferencë për mediat se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dalë kundër kërkesave...
12:03 | 19/11/2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027 pas 14 orësh debat, 80 vota pro dhe 25 kundër

Kuvendi ka miratuar në parim Buxhetin e vitit 2027, pas rreth 14 orësh debat mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës. Në votim morën pjesë 103...
00:08 | 19/11/2026

Ikin dritat gjatë seancës për Buxhetin 2027 në Kuvend

Seanca parlamentare për Buxhetin 2027 është shoqëruar me një moment të pazakontë, pasi në sallën e Kuvendit janë fikur dritat. Për disa çaste deputetët kanë...
23:42 | 18/11/2026