Aktualitet

Buxheti 10 miliardë euro më i madhi në historinë e vendit, Kuvendi e miratoi në parim…

Pas 14 orësh diskutimesh me 9 vota më shumë seç duheshin, shumica socialiste bashkë me votat e deputetëve të Tom Doshit miratuan në parim projekt-buxhetin e qeverisë për 2027-tën.

Ky projekt buxhet mori 24 vota kundër nga opozita. Mungoi në votim ish-kryetarja socialiste e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila pasditen e djeshme ishte në seancën plenare.

Ligji për strehimin social u miratua me 79 vota pro, 1 abstenim atë demokrates Greta Bardeli dhe 25 kundër.

Përpara votimit salla plenare u zhyt për pak sekonda në errësirë pas ndërprerjes së energjisë elektrike incident i cili u përdor nga deputetët e opozitës, të cilët në kor i kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.

Gjatë diskutimeve socialistët ngulmuan se ky projekt buxhet prej 10 miliard euro,  adreson më së miri uljen e kostos së jetesës për qytetarët.

Pas këtij miratimi në parim projekt buxheti rikthehet në komisionet parlamentare për tu diskutuar nen për nen.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.