Seanca ishte paraparë të mbahej sot, ndërsa paraprakisht ishte thirrur vazhdimi i seancës së mbetur nga e premtja.

Nënkryetari i Kuvendit, Aridan Gola, ka bërë të ditur se vendimi për shtyrjen e seancës është marrë pas diskutimeve të ngjeshura mes shefave të grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve politikë të tyre.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se është arritur marrëveshje për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara..

E pyetur nëse kanë arritur marrëveshje për votimin e këtij ligji, Çitaku është përgjigjur shkurt.

“Ka marrëveshje”, ka deklaruar ajo para mediave.

Ajo e bëri këtë deklaratë derisa po vazhdonte drejt sallës së seancave plenare të Kuvendit.

Ndërkaq, vazhdimi i seancës plenare, në rendin e ditës të së cilës ishte edhe rishqyrtimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, nuk kishte nisur as pas dy orësh vonesë nga koha e paraparë.

Ligji ishte kthyer në Kuvend nga presidentja e Kosovës për rishqyrtim.