Nëse fëmijët tuaj janë në Roblox, ata nuk janë aspak të sigurt.” Me këtë deklaratë senatori Josh Hawley hapi seancën e Senatit amerikan për rreziqet që hasin të miturit në platformën e lojërave. Ai akuzoi kompaninë se, edhe kur fëmijët dëmtohen, u kërkon familjeve t’i zgjidhin mosmarrëveshjet me arbitrazh privat, në vend që t’i çojnë në gjykatë.