Ka nisur në Shenzhen takimi trepalësh mes presidentit kinez Xi Jinping, presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, i cilësuar si historik për shkak se për herë të parë në histori udhëheqësit e tri fuqive janë ulur në të njëjtën tryezë.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se të tria vendet mund të kontribuojnë në garantimin e sigurisë globale.
“Jam i bindur se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë atë që përmbush kërkesat e sigurisë botërore”, tha Putin.
Nga ana e tij, presidenti kinez Xi Jinping e cilësoi samitin si “historik për nga rëndësia”.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se takimi mes udhëheqësve të tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë përbën një mundësi për të arritur marrëveshje mbi rregullat e kontrollit të armëve bërthamore.
“Ne nuk do ta lejojmë Iranin të ketë një armë bërthamore. Do të flasim për këtë sot. Do të flasim për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Patëm një diskutim të gjatë me Putinin për këtë. Shpresoj që pala tjetër të dëshirojë të shohë një fund të saj”, deklaroi Trump.
Takimi është pritur me skepticizëm nga disa vende më të vogla, të cilat druhen se interesat e tyre mund të lihen mënjanë në diskutimet mes tri fuqive. Ndërkohë, disa vëzhgues kanë shprehur dyshime nëse samiti do të prodhojë rezultate konkrete diplomatike, apo do të mbetet kryesisht një ngjarje me rëndësi simbolike dhe historike.r.b





