Sport

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në dyshim, Milan e vëzhgon

Rikthimi nga angazhimet me kombëtaret do të shënojë një moment kyç për të ardhmen e Bruno Fernandes te Manchester United. Trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, Mauricio Pochettino, do të zhvillojë menjëherë një bisedë kokë më kokë me kapitenin, për të kuptuar gjendjen e tij shpirtërore në prag të pjesës së mbetur të sezonit dhe për të vlerësuar nëse ka mundësi reale për ta mbajtur në “Old Trafford” edhe pas 30 qershorit të ardhshëm, kur i përfundon kontrata.

Pas fitores me përmbysje të Portugalisë ndaj Uellsit, ku rezultati u zhbllokua pikërisht nga goli i tij, mesfushori po e shqyrton seriozisht mundësinë për t’i dhënë fund aventurës së tij në Angli, pas disa vitesh të karakterizuara nga cikle të vazhdueshme rindërtimi te Manchester United. Pikërisht në këtë situatë përpiqet të ndërhyjë Milani, i cili ka në stol Ruben Amorim, trajner me të cilin Bruno Fernandes ka një marrëdhënie shumë të mirë që prej kohës kur të dy ishin te United. Një faktor tjetër që mund të lehtësojë këtë lëvizje është edhe fakti se ata kanë të njëjtin agjent, Miguel Pinho.

Cila është situata kontraktuale mes Bruno Fernandes dhe United?

Kontrata që lidh Bruno Fernandes me Manchester United përfundon në qershor, megjithëse klubi ka një klauzolë që i mundëson zgjatjen e marrëveshjes edhe për një sezon tjetër. Për ta bërë të pavlefshme këtë klauzolë, futbollisti duhet të paguajë një shumë të përcaktuar prej 65 milionë eurosh ose të arrijë një marrëveshje miqësore me drejtuesit e klubit. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Milani kishte bërë tentativa konkrete që verën e kaluar, ndërsa edhe Juventusi kishte nisur kontakte të drejtpërdrejta, pasi portugezi është i tunduar nga ideja e rikthimit në Serie A.

Skenari Milan–Bruno Fernandes

Revolucioni në aspektin teknik, me ardhjen e Pochettinos, si dhe ndryshimet e mundshme në strukturën sportive, mund të rihapin diskutimet mes mesfushorit dhe Manchester United, në prag të fundit të sezonit. Në sfond mbetet ende Milani, që mund ta shohë Bruno Fernandes si pasuesin e Luka Modric./TCH

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.