Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një deklaratë të përbashkët pas takimit trepalësh mes presidentëve Xi Jinping, Vladimir Putin dhe Donald Trump, ku theksohet angazhimi i tre fuqive për ruajtjen e stabilitetit strategjik dhe sigurisë ndërkombëtare.
Sipas deklaratës, të tre liderët janë angazhuar për forcimin e stabilitetit global dhe vijimin e bashkëpunimit për çështje me rëndësi ndërkombëtare.
Një nga temat e trajtuara ishte edhe siguria energjetike. Në dokument thuhet se liderët diskutuan këtë çështje dhe ranë dakord për rritjen e prodhimit dhe furnizimit me produkte të rafinuara të naftës.
Një tjetër çështje e përfshirë në deklaratën e përbashkët lidhet me imunitetin e zyrtarëve shtetërorë dhe kompetencat e institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë.
Në dokument thuhet se liderët ranë dakord që Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) dhe institucionet e tjera të ngjashme nuk duhet të abuzojnë me juridiksionin e tyre.
Çështja bërthamore zë një vend të rëndësishëm në deklaratën e tre presidentëve. Ata riafirmuan qëndrimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë.
“Nuk mund të fitohet një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të zhvillohet kurrë”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, liderët theksuan se dialogu për parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore vijon të jetë i rëndësishëm për sigurinë globale.
Deklarata e përbashkët vjen pas takimit historik në Kinë, ku Trump, Putin dhe Xi Jinping, ku diskutuan për sigurinë ndërkombëtare, konfliktet rajonale dhe bashkëpunimin mes tri fuqive kryesore botërore.
Top Channel