Dështon hua prej 2 miliardë dollarësh për City Football Group, skandali financiar i Manchester Cityt sjell pasoja ekonomike

Një marrëveshje e madhe investimi prej dy miliardë dollarësh ka rënë, ndërsa problemet ligjore të Manchester Cityt mbi shkeljet e dyshuara të rregullave financiare të Ligës Premier po prekin tashmë edhe planet ekonomike të klubit.

Burime nga Financial Times bëjnë me dije se Apollo Global Management, kompani investimesh me bazë në Shtetet e Bashkuara, ndodhej në fazat e fundit të bisedimeve për t’i akorduar një kredi prej dy miliardë dollarësh City Football Group (CFG), i cili kontrollon Manchester Cityn që prej vitit 2008.

Të lidhura

None found

Megjithatë, persona të përfshirë në negociata kanë treguar se firma amerikane u largua nga marrëveshja pasi komisioni i pavarur e shpalli Manchester Cityn përgjegjës për thyerje të rregullave financiare të Premier Ligës.

Në shtator u publikua vendimi që përmbante 114 akuza për harkun kohor 2009-2018, ndërsa klubi anglez e apeloi menjëherë atë.

Paketa prej dy miliardë dollarësh kishte si qëllim t’i ofronte City Football Group më shumë likuiditet si dhe të lehtësonte rifinancimin e borxheve aktuale. Rënia e marrëveshjes përfaqëson një pengesë për strategjinë e ristrukturimit financiar të grupit, në një moment kur çështja gjyqësore ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Ky zhvillim ndodh vetëm një muaj pasi pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour, futi personalisht 115 milionë euro në City Football Group për të përmirësuar gjendjen financiare të kompanisë.

Sidoqoftë, tërheqja e Apollo Global Management nga marrëveshja e planifikuar tregon se efektet e çështjes ligjore mund të shkojnë përtej fushës së futbollit, duke ndikuar në marrëdhëniet financiare dhe planet e investimeve të pronarëve të klubit.


Shtuar më 19.11.2026 13:01

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş