Fotot më të veçanta nga takimi historik i presidentëve të Kinës, SHBA dhe Rusisë

19 Nëntor 2026 | 13:08

Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga Kina pas një takimi rreth 90-minutësh me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun kinez Xi Jinping, të zhvilluar në qytetin Shenzhen.

Pas përfundimit të samitit, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia publikuan një deklaratë të përbashkët mbi paqen, duke theksuar rrezikun e një konflikti bërthamor.

“Lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri fuqive.

Në pamjet e publikuara nga Kremlini, teksa Putin largohet nga vendi i takimit, ai dëgjohet t’i thotë presidentit kinez Xi Jinping: “Nuk mendoj se dikush priste që gjithçka të shkonte kaq mirë”.

Përpara takimit trepalësh, Trump zhvilloi bisedime të ndara me Putinin dhe Xi-në, ndërsa presidentin rus e cilësoi si mikun e tij.

Pas takimit me liderin kinez, Trump deklaroi gjithashtu se si Uashingtoni, ashtu edhe Pekini dëshirojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.

Samiti trepalësh u zhvillua mes diskutimeve për çështjet e sigurisë bërthamore, lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet mes fuqive të mëdha mbeten në qendër të diplomacisë globale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton projektligjin kundër antisemitizmit mes debateve dhe përçarjes së opozitës

Dhoma e Deputetëve në Itali të martën dha miratimin përfundimtar për projektligjin kundër antisemitizmit. Pati 147 vota pro, 93 kundër dhe 5 abstenime, pasi deputeti...
12:34 | 19/11/2026

Zbulimi i spiunazhit kibernetik 5-vjeçar në Bullgari: Hakerët vodhën mbi 62 milionë faqe dokumentesh qeveritare

Hakerët vodhën më shumë se 62 milionë faqe dokumentesh të qeverisë bullgare në një operacion pesëvjeçar të spiunazhit kibernetik që autoritetet e kanë ndërprerë, tha...
12:28 | 19/11/2026

Përfundon samiti historik Xi-Trump-Putin në Shenzhen, 4 pikat kryesore të dakordësuara

Ka përfunduar takimi i parë historik trepalësh mes presidentit kinez Xi Jinping, presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, i zhvilluar në Shenzhen...
12:21 | 19/11/2026