Republika e Molotovit, dekorata për heronjtë e flakëve Nga Eduard Zaloshnja
Nga sondazhet që kam zhvilluar javët e fundit, janë shfaqur dy tablo të ndryshme elektorale.
Në Bashkinë Tiranë duket se ka një hapësirë të madhe për një kandidat të pavarur, i cili mund të sfidojë elektoralisht kandidatët e dy partive të mëdha – PS e PD. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit duket se kandidatët e pavarur as që mund t’u afrohen kandidatëve të dy partive të mëdha.
Edhe pa bërë sondazhe, zhvillimet e muajve të fundit na paraqesin një dikotomi të ngjashme.
Në Tiranë protestat kanë qenë të përditshme, ca herë masive e shpesh herë të vogla, ca herë të dhunshme e shpesh herë paqësore, por zakonisht ka mbizotëruar në to slogani “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Ndërsa në qytete të tjera, protestat kanë qenë fare sporadike, dhe aspak masive. Siç duket atje qytetarët janë ambientuar me garën e zakonshme mes Ramës dhe Berishës. Prandaj dhe në sondazhet e mia, shumica dërrmuese e atyre që duan të votojnë, votën për kryebashkiak janë gati t’ia japin ose kandidatëve të Ramës ose të Berishës.
Me pak fjalë, vetëm gara e Tiranës mbetet vërtet interesante elektoralisht.
A do të dalë vetëm një kandidat i pavarur përtej PS-së e PD-së, apo do të dalin dy ose tre? Apo të gjithë faktorët opozitarë do të arrijnë të dalin me vetëm një kandidat përballë kandidatit socialist?
Brenda pak muajve do ta marrin një përgjigje këto pyetje…
Top Channel