Kurti kërkon Ligj të ri për Specialen: Grupi Punues ta sjellë draftin në javën e ardhshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hartimin e një draftligji të ri për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke thënë se ai pritet të jetë i gatshëm javën e ardhshme.
Duke folur për rishqyrtimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Kurti tha se iniciuesit e ligjit paraprak kishin pasur qëllime të mira, por se ai nuk mjafton për të arritur rezultate konkrete.
“Na duhet një ligj që nuk kthehet mbrapsht, nuk anulohet, por një ligj që ka efekt në praktikë”, deklaroi Kurti.
Ai bëri të ditur se javën e ardhshme pritet të prezantohet edhe drafti i parë i Strategjisë nga Grupi Punues, ku janë të përfaqësuara institucionet relevante dhe partitë politike, me ndihmën e ekspertëve juridikë.
Kurti foli edhe për qëndrimin e tij ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se ai nuk ka ndryshuar që nga pranvera e vitit 2015.Ai e cilësoi këtë gjykatë si të pazakonshme, duke pretenduar se herë sillet si gjykatë vendore e herë si tribunal ndërkombëtar, ndërsa e quajti monoetnike dhe me mungesë transparence.
Kryeministri u ndal edhe te aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Ai tha se në procedurën e apelit duhet të trajtohet edhe çështja e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, për të cilën pretendoi se krijon një strukturë paralele me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.
“Ne jemi të bindur që korrigjimi i aktgjykimit të 16 shtatorit duhet të ndodhë dhe do të ndodhë në shkallën e dytë, në apel. Dhe kjo do të jetë diku në vitin 2027”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se pakënaqësia me aktgjykimin kishte nxitur edhe hartimin e shpejtë të ligjit paraprak, për të cilin, siç tha, kishte shprehur rezerva.
Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen
Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme
Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë
- 13:39 Pas 13 vitesh pritjeje, publikohet GTA VI! Rekord historik, 17 milionë kopje të shitura
- 13:30 Aksident në rrugën “Zenel Murra” të Vlorës, benzi përplaset me motorin, plagoset drejtuesi
- 13:18 Nga ushqimet e konservuara te gjeneratorët, pse gjithnjë e më shumë njerëz po përgatisin çanta mbijetese
- 13:18 Gjykata e OKB-së shpall fajtor Mianmarin për gjenocid kundër Rohingya-ve
- 13:10 Takimi i Trump me Xi dhe Putin në Kinë, Tusk: Zoti im, na ruaj nga miq të tillë!
- 13:08 Fotot më të veçanta nga takimi historik i presidentëve të Kinës, SHBA dhe Rusisë