Një aksident rrugor është regjistruar pak çaste më parë në rrugën “Zenel Mura” të qytetit të Vlorës.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me targa AA 007 NB, dhe një motor, me të cilin udhëtonte një 50-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në pjesën e kokës, konkretisht në ballë, dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 50-vjeçari mbante kaskë mbrojtëse në momentin e aksidentit, por ka pësuar dëmtime nga përplasja.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
© SYRI.net
Konflikti mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim, gjendet telefon në qeli
SPAK nis hetime për dosjen e vjedhjes së lekëve nga Posta, gati të thërrasë deputeten e PS...
Abuzimi seksual me 15-vjeçaren në Lezhë, ndalohet 32-vjeçari dhe gruaja që dyshohet se ndërmjetësoi takimin