Zëvendëspresidenti i “Lega Pro”, Gianfranco Zola, ka folur për ecurinë e Serie C, zhvillimin e talenteve të rinj dhe rikthimin e Ronaldinhos në futbollin italian.
“Jam i kënaqur me atë që është bërë. Edhe cilësia e lojës dhe e ndeshjeve është rritur. Shifrat janë inkurajuese dhe jemi në rrugën e duhur. Fillimisht synuam të rrisnim sasinë, ndërsa tani duam të përmirësojmë cilësinë. Ky është një proces më i gjatë dhe delikat”, – deklaroi Zola.
Për Ronaldinhon tha: “U befasova, siç besoj edhe shumë të tjerë. Por misioni i Serie C mbetet i njëjtë. Ronaldinho ka frymëzuar miliona të rinj dhe jemi të lumtur që vazhdon ta bëjë këtë. Megjithatë, ne duam dhe duhet të krijojmë kushtet më të mira për talentet tona, që edhe ata të mund të ndjekin rrugën e tij”.
Për kombëtaren italiane shtoi: “Ka të rinj interesantë dhe paraqitje të mira, por duhet të pranojmë se disa vende janë përpara nesh në aspektin cilësor. Jemi konkurrues, por kemi ende shumë punë për të bërë”.
Në fund, për FIFA-n dhe Infantinon, Zola theksoi se disa gjëra duhet të ndryshojnë, por pa cenuar parimet themelore të futbollit.







