PDK-ja thërret konferencë për media në orën 14:30
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, do të mbajë sot konferencë për media në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit të PDK-së, konferenca do të mbahet në orën 14:30, në zyrat e Grupit Parlamentar të kësaj partie.
Nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me temat për të cilat do të flasë Çitaku.















