“Ti je pasardhësi i djalit tim”, nëna e Messit surprizon Nico Paz Leicester City ndërpret kontratën e sponsorizimit me BC Game pasi kjo e fundit emëroi aktoren e filmave për të rritur, Eva Elfie si ambasadore të markës.
Vendimi që u mor pas protestave të tifozëve, u pasua menjëherë me heqjen e logos së kompanisë nga fanellat e skuadrës angleze që tashmë është në League One(Divizioni i Tretë i futbollit anglez).
Ai që e kontestoi më shumë ishte grupimi i tifozëve ‘The Foxes Trust’, që ushtroi presion te klubi duke iu kërkuar sqarime për mundësinë e mbajtjes së raporteve komerciale. Në një komunikatë, të dyja palët bënë të ditur zgjidhjen në mënyrë konsensuale të kontratës duke pranuar se kishin prioritete të ndryshme komerciale për të ardhmen.
Por jo vetëm kaq, Leicester parashikoi një rimbursim të plotë për tifozët që kanë blerë fanellat zyrtare me markën BC Game në 28 ditët e fundit duke nisur nga 21 tetori. Do të pranohen edhe artikujt e veshur apo të personalizuar, të cilët normalisht përjashtohen nga mundësia e kthimit.
Eva Elfie, 29 vjeç, emri i vërtetë të së cilës është Yulia Romanova, ka rreth 4.9 milionë ndjekës në Instagram. Në 2021 ajo fitoi AVN Aëard si ylli i ri ndërkombëtar më premtues. Ajo nuk është një emër i panjohur në botën e futbollit, këtë vit ajo mori pjesë në prezantimin e uniformës së Venezias që u kthye në Serie A pas 20 vitesh.
Top Channel