Ahmeti kundër Kurtit: Na ka goditur në shpirt dhe ka lënduar dëshmorët e UÇK-së

Pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se gjuha shqipe nuk ka pasur kurrë status zyrtar në Maqedoninë e Veriut, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shpërthyer me kritika të ashpra.

Duke u shprehur thellësisht i lënduar, ai e akuzoi Kurtin se ka mbështetur qëndrimin e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski.

Të lidhura

None found

Sipas Ahmetit, kjo deklaratë nuk e ka plagosur vetëm atë personalisht, por edhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Ai solli në kujtesë sakrificën e dëshmorëve, duke përmendur Afrim Kalanicën dhe nënën e tij, të cilën e kishte parë teksa qante pranë varrit të djalit në Sllupçan.

Kreu i BDI-së e vuri në pikëpyetje domethënien e sakrificës së dëshmorëve nëse mohohet statusi zyrtar i gjuhës shqipe, për të cilin u luftua. Ai e cilësoi deklaratën e Kurtit si të turpshme dhe tha se ka kërkuar tri herë publikisht sqarim nga kryeministri kosovar, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Sipas tij, deklarata e Kurtit është shfrytëzuar për rreth një muaj nga televizionet në Maqedoninë e Veriut si argument kundër statusit zyrtar të shqipes. Ajo ka lënduar shpirtërisht edhe ish-pjesëtarët e UÇK-së, përfshirë mbi 3 mijë prej tyre që, siç thotë Ahmeti, jetojnë në Kosovë.


Shtuar më 19.11.2026 14:02

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş