Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet në 22:00 të mbrëmjes autostrada Tiranë-Durrës


Lëvizja e makinave në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, nga mbikalimi i Kamzës te mbikalimi i Kasharit do bllokohet sonte në dy krahët.

Bllokimi do nisë në orën 22:00 të mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.

Bllokimi bëhet për shkak të punimeve  për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, në kuadër të fazës së tretë të zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës.