Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin janë zotuar për përmbajtje në fushën bërthamore, përmes një marrëveshjeje të përbashkët me katër pika, të arritur pas samitit të tyre historik. Udhëheqësit, që shfaqën një afrimitet të dukshëm, deklaruan gjithashtu se do të angazhohen për reformimin e OKB-së, do të rrisin prodhimin e karburanteve dhe theksuan se “imuniteti i zyrtarëve shtetërorë” duhet të respektohet, një pikë kjo që merr rëndësi të veçantë duke pasur parasysh urdhër-arrestin ndërkombëtar ndaj Putinit për krime lufte. Trump i nisi bisedimet trepalëshe duke u shprehur me krenari se treshja po “shkruan historinë”, ndërsa bëri thirrje të menjëhershme për çarmatim bërthamor. Takimi u zhvillua në margjinat e samitit APEC, një forum vjetor që mbledh udhëheqës nga 21 prej ekonomive më të mëdha në rajonin Azi-Paqësor, në Shenzhen të Kinës.