Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për rregullimin e oborreve në gjashtë institucione arsimore dhe parashkollore në kryeqytet.

Sipas Elshanit, në shkollat “Zenel Hajdini” dhe “Xhavit Ahmeti” po krijohen kënde të reja lojërash për fëmijët parashkollorë.


Ndërkaq, punimet për rregullimin e oborreve po zhvillohen edhe në katër çerdhe: “Dielli”, “Gëzimi Ynë”, “Lulevera” dhe “Botanika”.

Përmes një postimi, Elshani ka theksuar se këto investime synojnë krijimin e hapësirave më të përshtatshme për lojë dhe aktivitete për fëmijët.

“Shkollë pas shkolle, çerdhe pas çerdheje. Punë konkrete çdo ditë!”, ka shkruar Elshani. /Telegrafi/