"Askush nuk duhet të mendojë të dëmtojë të tjerët, por as nuk duhet të ulë vigjilencën". Ky proverb i lashtë kinez duket se është krijuar posaçërisht për samitin në Shenzhen mes Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping. Të tre udhëheqësit shkëmbyen buzëqeshje, përqafime e deklarata bashkëpunimi, por asnjëri prej tyre nuk u pa të ulte vigjilencën. Vetëm disa orë para takimit historik trepalësh, secili kishte me vete pajisjet e tij mbrojtëse personale. Dikush kishte një limuzinë të blinduar, një tjetër një çantë bërthamore dhe tjetri, duke luajtur në shtëpi, transformoi një metropol të tërë në një fortesë.