Maqedonia e Veriut përfshihet në operacionin ndërkombëtar ROADPOL, intensifikohen kontrollet në rrugë

Nga data 16 deri më 22 nëntor 2026, policia rrugore e Maqedonisë së Veriut, e cila bën pjesë në Rrjetin Evropian të Policive Rrugore (ROADPOL), po zhvillon kontrolle intensive në rrugë, si pjesë e operacionit ndërkombëtar të quajtur “Truck & Bus”, i fokusuar te përmirësimi i sigurisë së autobusëve dhe mjeteve të rënda të transportit në qarkullim.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ky aksion ka si synim parandalimin e aksidenteve, identifikimin dhe ndëshkimin në kohë të shkeljeve, si dhe ngritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Të lidhura

None found

Gjatë inspektimeve, theks i veçantë i jepet gjendjes teknike dhe pajisjeve të sigurisë së autobusëve e kamionëve, respektimit të kushteve ligjore për transportin e organizuar të fëmijëve, si dhe zbatimit të rregullave për ekskursionet shkollore, edukative dhe rekreative. Po ashtu, verifikohet gjendja psikofizike dhe aftësia e shoferëve për drejtim të sigurt, si dhe plotësimi i detyrimeve të tjera ligjore në fushën e transportit rrugor.

Njëkohësisht, efektivët e policisë po kryejnë kontrolle më të shpeshta edhe për përdoruesit e tjerë të trafikut, duke u ndalur posaçërisht te shkeljet e kufirit të shpejtësisë, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit ose substancave narkotike, mospërdorimi i rripit të sigurimit, transporti i parregullt i pasagjerëve dhe shkelje të tjera që cenojnë rëndë sigurinë në rrugë.

Ministria e Punëve të Brendshme i bën thirrje çdo drejtuesi automjeti, kompanie transporti dhe pjesëmarrësi tjetër në qarkullim që të respektojë me përgjegjësi rregullat e trafikut dhe të tregojë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në rrugë.


Shtuar më 19.11.2026 14:42

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş