Politikë
Rama mbërrin në Berlin, pritet nga kancelari gjerman Friedrich Merz
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku është pritur në Kancelarinë Federale nga kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.
Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në kryeqytetin gjerman me ftesë të Merz, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing).
Takimi zhvillohet në Berlin dhe në fokus të tij janë çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë tryezë vjen në kuadër të angazhimit të saj në krah të aleatëve strategjikë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




