Milani rikuperon pjesët! Maignan kalon dëmtimin, gati edhe mbrojtësi Pavlovic
Lajme të mira për Milanin në prag të ndeshjes së radhës në kampionat kundër Frosinone-s, që luhet në dielën në “San Siro”. Portieri Mike Maignan, i dëmtuar me Francën, është stërvitur me grupin dhe do të jetë gati për trajnerin Amorim.
“Gardiani” kuqezi nuk ka ndjerë shqetësime, kështu që pritet të jetë në fushë për Milanin. Do të jetë për ndeshjen e së dielës edhe Pavlovic. Mbrojtësi serb kishte humbur ndeshjet me Ferencvarosh në Europë dhe Genoa në kampionat, por duket se e ka kaluar problemin fizik.
Trajneri Amorim mund ta aktivizojë në pjesën e dytë të një ndeshjeje, që Milani duhet ta fitojë për të mos humbur kontaktin me kreun. Aktualisht kuqezinjtë janë 5 pikë larg vendit të parë në kampionat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




