Osmani akuzon VLEN-in për hipokrizi: Me Palestinën për vota, kundër palestinezëve në pushtet

Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së, ka ngritur kritika ndaj VLEN-it në lidhje me votimin e Maqedonisë së Veriut kundër rezolutës së OKB-së që mbështet refugjatët palestinezë. Ai i ka quajtur përfaqësuesit e VLEN-it hipokritë politikë, duke rikujtuar se, sipas tij, prej vitesh e kanë shfrytëzuar çështjen palestineze dhe fenë për të siguruar vota.

“Dje, Maqedonia e Veriut u radhit ndër vetëm 9 shtetet që kundërshtuan rezolutën e OKB-së për mbështetjen e refugjatëve palestinezë. Edhe një vit më parë votuan kundër! Nuk e kam fjalën për diplomaci, por për hipokrizi!

Të lidhura

None found

Ata që për vite të tëra e kanë keqpërdorur fenë, Zotin dhe vuajtjet e palestinezëve për të marrë vota, sot heshtin ndërsa Qeveria e tyre voton kundër mbështetjes për këta refugjatë.

Kur kërkojnë vota e kanë Zotin në gojë, por kur vjen momenti për të mbrojtur parimet e ulin kokën!Kjo është hipokrizi politike.

As me komb e as me fe!”, ka shkruar Bujar Osmani.


Shtuar më 19.11.2026 15:20

Quantcast
grandpasgabet resmi girişBursa Escortgrandpasgabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş