Shiroka-Pula takon ambasadorin belg: Integrimi në BE dhe NATO mbeten objektiva strategjike të Kosovës

Presidentja Justina Shiroka Pula, sot gjatë një takimi me ambasadorin belg në Prishtinë Arnaud Dusaucy, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës.
Në takim u diskutua edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës. Shiroka-Pula ritheksoi se integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO mbeten objektiva strategjike të Kosovës, duke vlerësuar mbështetjen e Belgjikës për procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizatat ndërkombëtare.
Shiroka-Pula përmendi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në teknologjinë informative, shërbimet digjitale, energjinë e ripërtërirë, infrastrukturë, bujqësi, arsim, kulturë dhe turizëm.
Ajo nënvizoi se Kosova ofron mundësi për investime duke shprehur gatishmërinë për të nxitur kontaktet ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve. /Telegrafi/




































